72 vite më parë u vra në Varrezat e Rrmajit, Dom Ndre Zadeja.
Në përvjetorin e ikjes se tij prej dhunës e terrorit komunist, gjuhëtarja Ledi Shamku sjell dorëshkrimet e melodramës së tij dhe ata që e interpretuan për herë të pare.
(Postimi i Shamkut)
MEMENTO HOMO!
Me 25 Mars 1945 regjimi i sapoardhur pushkatoi në Vorret e Rrmajit famullitarin e Shkrelit, atdhetarin dhe dramaturgun e rrallë, dom Ndrè Zadêja. Pushkatohet si armik. Po, dom Ndrè Zadêja ishte armik! Armik i barbarisë, i antikombëtarisë e i pabesisë. Ishte vetvetiu armik i këtyne ma nalt sepse ishte mik me mendje e shpirt i kombit dhe i virtytit.
Si sot 72 vjet më parë, Shqipnisë i grabitën një dom Ndrè dhe i falën nji martir, përveçse nji engjull mbrojtës.
Po postoj këtu bashkëlidhun pjesë nga melodrami i bukur muzikor që dom Ndreu shkroi e vuri në skenë në Shkodër, me 1943, me muzikën e shkruar nga dom Mikel Koliqi.
Mundeni me pa këtu edhe cilët shkodranë interpretuan për herë të parë në këtë shfaqje.
Dom Ndrè, aty nalt nga Drita ku je tash 72 vjet, ndihmona mos me tretë rrugen! Ne bijt e tu te lusim!



















