Një blogere australiane dhe autore, e cila kishte mashtruar se ishte e sëmurë me kancer mund të përballet ligjërisht për deklaratat e saj.
Belle Gibson fitoi famë në Australi pasi ajo deklaroi se kishte fituar betejën me kancerin duke përdorur bimë natyrale dhe jo ndërhyrje mjekësore.
Ajo lançoi një aplikacion të suksesshëm dhe një libër gatimi, por më vonë pranoi se diagnoza ishte e sajuar.
Shoqata e Konsumatorit Victoria tani kërkon ndjekje penale për Gibson duek pretenduar shkeljen e ligjit australian për konsumatorin.
Rregullatori i tha se ishte ndërmarrë një hetim të thellë i aktiviteteve të zonjës Gibson dhe se kishte kërkuar nga Gjykata Federale e Australisë leje për ndjekje ligjore.
Pretendimet e pavërteta
Gibson pretendoi se u shërua nga kanceri me mjekësinë Ayurvedic, me terapi oksigjeni, gluten dhe një dietë të rafinuar pa sheqer.
Ajo kapitalizoi famën e saj me një aplikacion suksesshëm dhe një libër gatimi, të dy të quajtur The Whole Pantry dhe premtoi se do t’i jepte një pjesë të fitimeve për disa organizata bamirëse.
Por paratë nuk shkuan kurrë për bamirësi dhe zëra fillluan të qarkullojnë për historinë e zonjës Gibson.
Ajo më vonë pranoi për revistën Weekly Australian Grave tha se asnjë nga pretendimet e saj nuk ishte i vërtetë.
Botuesi zonjës Gibson, Penguin Australia, ka rënë dakord të paguajë një shumë prej 30,000 dollarësh në Victorian Consumer Law Fund, si penalizim për publikimin e The Whole Pantry, faktet e të cilit nuk ishin kontrolluar./Pasqyre.al















