Larg prej burrave/ Jeta e “çuditshme” e femrave në një jetimore ukrainase ( FOTO)

Më shumë se një dekadë më parë, me një bursë të Fulbright në Ukrainë, artistja Carolyn Drake e gjeti veten jashtë Ternopil, një qytet i vogël në brigjet e lumit Seret. Banorët e tij, e çuan atë në një pyll në buzë të periferisë, ku një ndërtesë e madhe, gjysmëshekullore, mezi qëndronte në këmbë. Dallohej nga një shenjë të vogël e papërshkrueshme, e cila përkthehej si “Shtëpia e Fëmijëve- Petrykhiv” ose Internat, që është edhe titulli i librit të sapobotuar me fotografi të Drake.

Larg nga prej gjithë shoqërisë, mes një stafi me gra kryesisht dhe një drejtori burrë, ishin vajzat jetime- që kishin krijuar aty komunitetin e tyre, një familje të gjithën femërore dhe të angazhuar në rutinën e jetës së përditshme, punët e përditshme, dhe një kurioziteti kaq instiktiv, e kaq naiv rreth botës së jashtme, shkruan Rebeça Bengal në “Paris Revieë”.

“Kam qenë e interesuar të di se si vajzat zhvilloheshin në një mjedis krejt larg burrave (ku dukej se ata nuk ekzistonin), ku gratë më dukej se ishin herë objekte të shikimit të ngultë mashkullor ose herë dukeshin krejt të qashtra në pastërtinë së tyre”. Gjatë një sërë vizitash në vitet 2014 – 2016, ajo bëri fotografi me banoret e “Internat” që përbëjnë një lloj përralle zanash, një histori të mbylljes moderne në manastir, një histori izolimi dhe arratisje, dhe një riimagjinimi i asaj çfarë do të thotë të jesh femër- shkruan Rebeça Bengal në “Paris Revieë”.

Moshat e banoreve të “Internat” variojnë nga 4-5 vjeçe deri në tridhjetë e pesë vjeç dhe janë të mbikqyrura nga një staf femrash. Shumë nga vajzat dhe gratë e strehuara atje, kanë gjendje të ndryshme fizike e mendore. Ato kalojnë shumë kohë përballë ekraneve të kompjuterave; disa prej tyre kishin gjetur të dashur virtualë në mediat sociale. Një vajzë madje kishte pasur marrëdhënie seksuale me një nga djemtë  e zonës, siç thuhej, në këmbim të cigareve. Herën e dytë, ajo mbeti shtatzënë dhe e mbajti foshnjën, iku nga Internati dhe shkoi të jetonte në një manastir. Kohë pas kohe, ndonjë nga vajzat adopotohet. Ato ishin gra, por ishin edhe vajza; ato ishin vajza dhe gra në të njëjtën kohë. Kur arrijnë moshën tridhjetë e pesë vjeçare, nuk u lejohet të jetojnë në Internat çka e bën jetën e tyre të vështirë, nëse ajo para kësaj moshe ka qenë jetë- apo mund të quhet jetë e lehtë.(Përshtati Pasqyre.al)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *